E-Diaspora
Nik Xhelilaj luan rolin e “Winnetou”-s
Aktori i ri shqiptar Nik Xhelilaj është zgjedhur për të luajtur rolin Vinetu-s (“Winnetou”) që po realizohet aktualisht nga një produksion gjerman në bashkëpunim me televizionin rtl, njofton albinfo.ch. Vinetu, një prijës aimagjinar indianësh është personazh shumë i njohur i romaneve aventuristike të shkrimtarit gjerman të shekullit 19, Karl May.
Edhe më shumë është popullarizuar nga filmat aventurisikë të viteve 60-70, rolin e të cilit e pati luajtur aktori që ka ndërruar jetë para një muaji Pierre Brice.
Siç shkruajnë mediet gjermane, Nik Xhelilaj nuk e ka pasur idenë se kush ka qenë Vinetu para se të përzgjidhej për ta luajtur rolin e tij.
Edhe versioni i ri i filmit, sikur ai i vitee `60 po realizohet në Kroaci.
Xhelilaj është bërë i njohur me rolin kryesor në filmin gjermanoshqiptar “Der Albaner” (Shqiptari) dhe me disa role në filma shqiptarë si dhe seriale turke.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











