Feja
« Nicholas Blancho nuk përfaqëson myslimanët e moderuar në Zvicër »
Pas lajmit të albinfo.ch mbi krijimin e Unionit të imamëve shqiptarë, « Tribune de Genève » boton një intervistë me imamin Rehan Neziri
Dje, Tribune de Genève dhe një numër i madh i medieve gjermanofolëse kanë trajtuar temën e pozicionimit të besimtarëve myslimanë me origjinë shqiptare, pasi që albinfo.ch njoftoi paraprakisht opinionin zviceran, përmes një kronike të botuar në shtypin zviceran, për themelimin e Unionit të imamëve shqiptarë në Zvicër.
Unioni i imamëve shqiptarë është themeluar në Zvicër larg Këshillit Qendror Islamik të Nicolas Blancho, mjaft polemik, fillon e përdishmja “Tribune de Genève”.
Mbështetja e dialogut ndërfetar, puna në drejtim të integrimit, lufta kundër ekstremizmit janë qëllimet kryesore të Unionit të sapokrijuar të imamëve shqiptarë në Zvicër (UAIS), i themeluar më 22 janar 2012. Tridhjetë anëtarë përbëjnë këtë union, shumica prej tyre janë imamë shqiptarë me veprim në Zvicër. Për shqiptarët, ata përfaqësojnë gati gjysmën e myslimanëve në Zvicër. Intervistë me kryetarin e këtij Unioni, Rehan Neziri (Maqedoni), 39 vjeç, imam në Kreuzlingen (TH) qe shtatë vjet.
Pse keni krijuar Unionin e imamëve shqiptarë në Zvicër?
Për të ndrequr imazhin e Islamit dhe të myslimanëve në Zvicër. Që prej 11 shtatorit 2001, por edhe prej votimit për minaret në vitin 2009, ky imazh është dëmtuar seriozisht: myslimani tani më ka tiparet e një armiku. Ne duam të krijojmë një lidhje besimi.
Synimet tuaja kryesore ?
Ne duam t’i japim një vend qendror dialogut ndërfetar. Ne, imamët, jo vetëm që duhet të predikojmë në xhamitë tona, por duhet të shkojmë të takojmë priftërinj dhe pastorët. Kjo gjë veçse praktikohet në disa rrethina, veçanërisht në Kreuzlingen, ku mbahet një tryezë e rrumbullakët mbi çështjen e feve. Gjithashtu duhet të jepet një zë i shumicës myslimane në Zvicër, i cili, e përsëris, praktikon një Islam të moderuar. Integrimi në këtë vend është shumë i rëndësishëm për ne. Prandaj është e domosdoshme që imamët shqiptarë të flasin të paktën një gjuhë nacionale të Zvicrës dhe që të njohin historinë, kulturën dhe institucionet e Zvicrës, sepse ata duhet të shërbejnë si një referencë ndaj atyre njerëzve që vijnë t’i shohin.
A është shoqata e juaj një degë e moderuar e Këshillit Qendror Islamik të Nicolas Blancho-s?
Kujdes, ne nuk kemi krijuar Bashkimin tonë në kundërshtim me Këshillin Qendror Islamik. Por, është e vërtetë se ne nuk e njohim veten në idetë ekstremiste. Dhe Nicolas Blancho gabon kur thotë se përfaqëson myslimanët në Zvicër. Ai kurrsesi nuk përfaqëson shumicën e myslimanëve shqiptarë.
Pikërisht Nicolas Blancho thotë se dëshiron të krijojë një shkollë të veçantë për myslimanët. Cili është pozicioni juaj?
Sistemi shkollor në Zvicër funksionon mirë dhe neve na përshtatet shumë mirë. Pra, ne jemi kundër shkollave alternative. Por, në qarqet ku ligji parashikon mësim fetar në shkollë, ne do të ishim në favor të një arsimi për myslimanët. Në përgjithësi, ne jemi plotësisht në pajtim me sistemin zviceran, ku shteti dhe feja janë të ndara. Vendet nga ne kemi ardhur, Kosova, Maqedonia e Serbia, kanë një ndarje të njëjtë. Liria e adhurimit dhe e besimit duhet të mbrohet.
E pozicioni juaj në lidhje më çështjen e shamisë?
Kur’ani rekomandon mbajtjen e shamisë. Por ne jemi të bindur se askush nuk mund ta detyrojë një grua ta mbajë apo të heqë atë. Për më tepër, në Zvicër, si në Kosovë, shumica e shqiptarëve myslimanë nuk e mbajnë atë. Ne, imamët shqiptarë, gjithmonë përpiqemi për të ndarë porositë e fesë nga traditat e fesë. Kuptoni se këto janë dy gjëra të ndryshme.
A do të jeni një përfaqësues për autoritetet kur do të zhvillohen debatet rreth çështjes së Islamit?
Po, ne jemi të gatshëm të marrim këtë rol. Personalisht, unë nuk do të ngurroj për të reaguar publikisht kundër retorikave ekstremiste. Por, më lejoni të them se shoqata jonë është politikisht neutrale dhe jofitimprurëse.
A do të jetë shoqata e juaj e hapur për shqiptarët laikë si dhe për myslimanët e moderuar, të cilët nuk flasin gjuhën tuaj?
Tani për tani nuk është e paraparë në agjendën tonë. Do të ishte ideale që të ketë një shoqatë të myslimanëve të moderuar, por le të fillojmë njëherësh me Bashkimin e imamëve. Ne, sigurisht se dëshirojmë të zhvillojmë kontakte me myslimanët, boshnjakë dhe turq, për shembull.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









