Kosova
A mund të zgjerohet gama e produkteve kosovare drejt Gjermanisë?
Pasi Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2021 është shënuar rritje e eksporteve të Kosovës drejt Gjermanisë, shtrohen çështje si të forcohen marrëdhëniet mes kompanive kosovare dhe atyre gjermane në të ardhmen që ky trend jo vetëm të vijojë, por edhe të shënojë ngritje. A ka Kosova potencial për t’i plotësuar kriteret e kërkesave të firmave gjermane dhe a mund të zgjerohet gama e produkteve?
Referuar kësaj Ode, Ballkani Perëndimor, e në veçanti Kosova, për disa kompani gjermane janë territore akoma të paeksploruara, por me shumë potencial për gjetjen e furnitorëve të rinj. Kështu, prodhuesit kosovarë mund të ofrojnë produkte cilësore që transportohen në rrugë më të shkurtra dhe më të shpejta, sesa në rastet kur furnizimi i Gjermanisë me mallra bëhet nga Azia.
Ndërkohë sipas njoftimit të OEGJK-së, duke e ditur këtë fakt, këta të fundit kanë sjellë blerës gjermanë në Kosovë, duke i takuar me kompanitë anëtare, të cilat në të ardhmen edhe mund të bëhen furnitorë potencialë për ato kompani. Gjithashtu, OEGJK thotë se kanë përkrahur kompanitë gjermane nga sektori i përpunimit të metalit, plastikës dhe drurit, që të gjejnë partnerë potencialë në Kosovë.
“OEGJK ka ndërtuar ura lidhëse me gjashtë shoqata gjermane në sektorin e ndërtimtarisë, për të mundësuar kontakt me kompani prodhuese kosovare”, thuhet në një njoftim të kësaj Ode në “Facebook”.
Përveç këtyre, OEGJK tregon se përmes takimeve B2B në kuadër të Konferencës Western Balkans Purchasing Initiative, ku OEGJK është partner, janë krijuar mundësi të reja për kompanitë anëtare të OEGJK-së që të fillojnë bashkëpunimin me kompani të ndryshme gjermane dhe rrjedhimisht ta rrisin eksportin.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









