Fotolajmi
Ngritje çmimesh të diamanteve në tregun ndërkombëtar
Forcimi i ekonomisë amerikane dhe rritja e kërkesës kineze do të rrisë çmimin e diamanteve në vitin 2017, parashikoi banka ABN AMRO, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të rritjes së tregut të punës dhe të tregut të pasurive të patundshme në SHBA, do të rritet kërkesa për bizhuteri.
Përzgjedhja e presidentit amerikan, Donald Trump, në uljen e taksave dhe rritjen e kërkesës në sektorin e infrastrukturës dhe të mbrojtjes do të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e rritjes ekonomike të Shteteve të Bashkuara, ata përbëjnë 30 deri në 40 për qind të kërkesës globale të tregut për diamante dhe bizhuteri, përcjell albinfo.ch.
Indeksi për 1 karat të diamanteve të lëmuara në 10 muajt e parë të këtij viti ka rënë me 4 për qind.
Banka AMRO ka ngritur parashikimin e saj për rritjen ekonomike në Kinë nga 6 për qind në 6.5 për qind. Në përputhje me këto parashikime, pritet rritja e klasës së mesme kineze dhe me kalimin e kohës, rritja e kërkesës për diamante, parashikoi banka.
Kërkesa e fortë për bizhuteri do të përmirësojë strukturën e brendshme të industrisë së diamanteve, e cila vitet e fundit ka vuajtur nga balancimi mes diamanteve të përpunuara dhe të papërpunuara, shpjegoi raporti i bankës.
Banka thekson se prodhimi i diamanteve në laboratorë mund të zëvendësojë mungesën e diamanteve natyrore, me kusht që çmimet të jenë tërheqëse dhe bindëse, e që konsumatorët t’i pranojnë diamantet sintetike.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













