Lajme

Ngritët akciza për duhanin

Në tetor të këtij viti akciza e duhanit u ngrit nga 27 në 30 euro për një kilogram, ndërsa prej 1 janarit rritet edhe për dy euro

Nga data 1 janar e vitit të ardhshëm, do të hyj në fuqi norma e re e akcizës në duhan, e cila sipas autoriteteve kosovare, e rritë edhe për dy euro akcizën për një kilogram duhan. Sipas normës së re, për një kilogram duhan tregtarët duhet të paguajnë 32 euro, nga 30 sa kanë paguar deri më tan.  

Kjo është norma e dytë e akcizës që ngritët brenda tre muajve. Në tetor të këtij viti akciza e duhanit u ngrit nga 27 në 30 euro për një kilogram, ndërsa prej 1 janarit rritet edhe për dy euro.

Ministri i Financave, Besim Beqaj tha se ky do të jetë ndryshimi i vetëm i normave tatimore. 

“Nuk kemi paraparë ndonjë ndryshim të normave në vitin 2014, akciza është ndryshuar duke u përgjigjur në zhvillimet rajonale. Ne nuk kemi dashur të mbesim më të ulëtit në nivel rajonal sepse kjo mund të ngjallte çfarëdo lloj trafiqesh të cilat mund të jenë një njërën apo anën tjetër, theksoi Beqaj, citon RTK.

Rritja e normës tatimore prej 5 eurosh brenda tre muajve, nuk pritet të ndikojë në rënien e importit, thotë kryetari i shoqatës së importuesve të duhanit, Ramadan Kelmendi.

“Nuk ma merr mendja që do të ketë ndonjë rënie të importit të cigares. Mund të ketë pak ndikim tek cigaret ilegale pasi kjo varet se sa do të jetë akciza në shtetet përreth nesh, por kështu nuk do të ketë ndonjë ndikim të rënies së importeve”, tha Klemendi

Rritja e akcizës pritet të reflektohet në ngritjen e çmimit të cigareve, thekson Kelmendi, duke sqaruar se brenda vitit në Kosovë importohen rreth 3 mijë e 200 tonë cigare.

Ministri i Financave, Besim Beqaj, thotë se Qeveria parashikon të rrisë të hyrat, ndonëse nuk do të ketë ndryshim të normave tatimore. “Fokusi ynë është që të rrisim të hyrat duke rritur efikasitetin, duke zgjeruar bazën tatimore, duke luftuar ekonominë joformale, dhe duke vazhduar me fiskalizim”, tha ai.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për ndryshimin e normës së akcizës në duhan më 19 shtator, pas kërkesës së Ministrisë së Financave. Ngritja e akcizës për duhan dhe alkool, duhet të reflektohet pozitivisht në uljen e akcizës për mallrat e amvisërisë