Shqipëria
Ngriten temperaturat, fillon plazhi në Shqipëri

Ngritja e menjëhershme e temperaturave këtë fundjavë qershori ka mbushur plazhet buzë Adriatikut me pushues vendas e të huaj.
Banjat e ujit e diellit, lojërat në bregdet dhe një kafe apo drekë buzë detit, kanë ftuar pushuesit drejt plazheve që ende vijojnë të pastrohen e bëhen gati për muajt më të ngarkuar të sezonit turistik.
“Mirë shumë. Uji është i ngrohtë. Jam me fëmijët po kënaqemi. Shyqyr se na ikin ditët e koha. Kemi dal që herët e po pastronin”, tha një pushes, transmeton “TCH”.
Turistë të shumtë të huaj janë akomoduar përmes agjencive turistike në hotelet përgjatë bregdetit te Durrësit. Po ka dhe turistë të tjerë që kanë zgjedhur të pushojnë në brigjet shqiptare pa ndërmjetësinë e agjencive. Laura është një italiane nga Peruxhia, të cilën e solli në Shqipëri kurioziteti për të njohur vendin e origjinës së disa prej punonjësve të saj, përcjell albinfo.ch.
“Kam të punësuar 4 punëtorë shqiptarë dhe vendosa të shfrytëzoj linjën direkte nga Perugia dhe të shoh Shqipërinë. U mrekullova nga deti dhe nga hoteli e shërbimi këtu. Njerëzit mikpritës. Plazhi i pastër dhe gjithçka e mirë. Vij prej 5-6 vjetësh dhe çdo vit e më shumë vendi përmirësohet. Rrugët janë asfaltuar e janë të pastra tani. Edhe shëtitorja që po ndërtohet mes detit dhe hoteleve është një investim i mirë. Edhe ushqimi e gatimet. Çmimet janë shumë të mira”, thote turistja italiane.
Fluksi i pushuesve, këtë fundjavë, ka lënë të kënaqur edhe operatorët turistikë që shprehen se ky sezon i vonuar u ndikua jo vetëm nga kushtet atmosferike, po dhe nga klima politike në vend.
“Sezoni është shumë i vonuar dhe shkak ka qenë moti dhe protestat që kanë ndikuar shumë. Shpresojmë që në ditët në vazhdim të vijnë dhe grupet turistike. Maji ka qenë shumë keq, po qershori ka filluar mirë dhe jemi të gatshëm për këtë sezon”, tha Arben Drazhi, operator turistik.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026