Lajme
“Ngrijnë” pasuritë e Belle Air
Një Gjykatë në Tiranë ka vendosur që mbi pasuritë e kompanisë ajrore « Belle Air » të mos kryhet asnjë veprim apo ndërhyrje nga përmbarimi, deri në shprehjen e gjykatës lidhur me falimentimin e kompanisë
Të hënën, gjykata ka pranuar kërkesën e paraqitur nga avokati i kompanisë, për vendosjen e masës së sigurisë së perkohshme mbi asetet e kompanisë. Sic transmeton Top-Channel, avokati Avni Shehu ka thënë se kjo masë është e domosdoshme për të mbrojtur gjendjen e kompanisë dhe kreditorët e saj, për të mos ndodhur asnjë abuzim me të.
Po në këtë seancë, gjykata ka dëgjuar për raportin e ekspertës kontabël, të caktuar për të kryer vlerësimin e situatës financiare në të cilën gjendet kompania.
Sipas ekspertës, kompania ajrore plotëson kushtin ligjor për paraqitjen e falimentimit.
Ekspertja thotë se shoqëria nuk ka likuiditete dhe ka akumuluar një borxh afatshkurtër që llogaritet në shumën e 21.5 milionë eurove.
Në përfundim të seancës, gjykata i kërkoi gjithashtu Drejtorisë së Tatimeve bilancet e tre viteve të fundit të kompanisë.
Belle Air ndërpreu fluturimet në datën 24 nëntor duke lënë në dyert e aeroportit me qindra udhëtarë që kishin prenotuar për të kryer udhëtimet me këtë kompani deri dhe ditën kur shoqëria deklaroi falimentimin.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










