Lajme
Ngjitet në 373 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Zvicër
Sipas të dhënave të BAG, në mesditën e të martës numri i rasteve të konfirmuara me këtë sëmundje është ngjitur në 16.176, që është 701 më shumë se një ditë më parë
Vazhdon të rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit, shkruan srf.ch.
Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), në mesditën e të martës numri i rasteve të konfirmuara me këtë sëmundje është ngjitur në 16.176, që është 701 më shumë se një ditë më parë.
Kjo rritje është më e vogël po u krahasua me ritmin e rritjes së infektimeve të regjistruar ditëve të fundit, kur dallimi brenda 24 orëve kishte arritur në mbi 1300 raste të reja, shkruan albinfo.ch
Por, numri i vdekjeve, i konfirmuar nga BAG dhe që kësaj here përputhet edhe me atë të wordometer.info, është rritur ndjeshëm. Bëhet fjalë për 373 viktima ose për 78 më shumë se numri që dje e kishte publikuar BAG.
Zyra Federale për Shëndetin Publik ka theksuar edhe njëherë se të dhënat e publikuara nga ajo mund të kenë ndryshim nga ato që mund të komunikojnë kantonet, transmeton albinfo.ch. Shifra e BAG pra mbështeten në informacionet që ajo i merr nga laboratorët dhe mjekët deri në mëngjesin e ditës përkatëse.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












