Bota
Britanikut i shpërthen fishekzjarri në fytyrë dhe vdes
Viktimë nga fishekzjarret
Është bërë e ditur se një burrë britanik u vra natën e Vitit të Ri në Tajlandë, pasi një fishekzjarr shpërtheu në fytyrën e tij.
Sipas informacioneve, Gary McLaren, 50-vjeç, vdiq ndërsa festoi me të fejuarën e tij dhe miqtë në vendpushimin e ahengjeve në Pattaya, Tajlandën lindore.
Thuhet se McLaren u përpoq të ndizte një tub kartoni 50 cm të mbushur me fishekzjarrë.
Po ashtu, dëshmitarët thanë se përpjekjet e tij fillestare për të ndezur fishekzjarrët dështuan, por ai arriti në një përpjekje të dytë, duke bërë që tymi të derdhej nga tubi. Fishekzjarrët pastaj shpërthyen në fytyrën e tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Kujtojmë se McLaren studioi në Kolegjin Tresham, afër Kettering, përpara se të transferohej në Tajlandë. Kapiteni i policisë Nakhonrat Nontseelard tha se Ambasada britanike në Bangkok është informuar për vdekjen e McLaren, i cili është dërguar në spital për obduksion pas vdekjes, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














