Kuriozitete
Ngacmimet mes adoleshentëve në internet – alarmante
Gjashtë për qind e adoleshentëve mes 12 dhe 17 vjeç kanë pranuar se kanë ngacmuar dikë në formë digjitale me postime anonime
Adoleshentët po ngacmojnë tjerët online në shifra alarmante, ka lajmëruar një raport i ri.
Gjashtë për qind e adoleshentëve mes 12 dhe 17 vjeç kanë pranuar se kanë ngacmuar dikë në formë digjitale me postime anonime.
Studimi i parë i llojit të tillë po ashtu nxori në pah se djemtë që janë ngacmuar kanë nevojë për vëmendje më të madhe, ndërsa vajzat përjetuan depresion dhe trauma psikike.
Ekspertët thonë se raporti ka dëshmuar që është bërë pak në ndaljen e ngacmimeve që po çojnë në vetëvrasje.
Hulumtuesit kanë monitoruar 5593 nxënës të shkollave të mesme dhe të larta në SHBA mes gushtit dhe tetorit të vitit 2016 për të gjetur se sa ngacmojnë ata dhe cilat janë motivet prapa këtyre veprimeve.
335 nxënës kanë pranuar se vetë kanë ngacmuar online, gati gjysma thanë se e kanë bërë vetëm një herë, ndërsa 35 për qind thanë se e kanë bërë disa herë, e 13 për qind deklaruan se e kanë bërë plot herë, transmeton Albinfo.ch.
Sameer Hinduja, autor i studimit dhe profesor i kriminologjisë në FAU ka thënë se ky studim nxori rezultate të papritura.
Hinduja ka bërë të ditur se shumica e komenteve ngacmuese ishin urrejtëse, që kërkonin vëmendje, simptoma depresioni dhe ndjenja vetëvrasjeje.
Ai ka thënë për “DailyMail” se nxënësit kanë deklaruar se ishin në kërkim të një përgjigjeje inkurajuese nga dikush apo miratuese.
Përqindja e djemve që kanë ngacmuar ishte shtatë, ndërsa te vajzat pesë. Djemtë kanë thënë se e kanë bërë në formë shakaje apo për të marrë vëmendjen, ndërsa vajzat sepse ishin në depresion dhe të lënduara.
Si pasojë e hulumtimit, është zbuluar se si pasojë e ngacmimeve online femrat rrezikojnë më shumë vetëvrasjen.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











