Shqipëri
Nga Ukraina dhe Rusia pritej të vinin 150 mijë turistë në Shqipëri
Mësohet se janë rreth 150 mijë shtetas nga Rusia dhe Ukraina që vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, sipas INSTAT, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se lufta mes dy vendeve dhe mbyllja e hapësirës ajrore për shtetasit rusë mund të sjellë një dëm të madh financiar në turizëm, sipas kryetarit të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa.
“Nëse do të bëjmë një përllogaritje, mesatarisht një turist harxhon 100 euro në ditë, janë diku 100 milionë euro që do t’i mungojnë ekonomisë tonë. Më shumë preken hotelet, sepse janë bllokuar dhomat dhe disa kompani kanë parapaguar për to, ne nuk dimë çfarë të bëjmë në këto kushte”.
Nëse lufta vazhdon, ndikimi mund të jetë edhe më i madh pasi nga lufta preken edhe Bjellorusia dhe Polonia në mënyrë indirekte:
“Edhe nga Bjellorusia nuk kemi sinjale të mira për sezonin për shkak të orientimit prorus të këtij shteti. Gjithashtu nëse ndodh një eksod emigrantësh nga Ukraina drejt Polonisë, mund të preket dhe ky treg që është më i madhi në vendin tonë”.
Ukrainasit janë një treg që kanë ardhur gjithmonë, e më shumë në rritje gjatë pesë vjetëve të fundit. Ata ishin ndër grupet e para së bashku me Bjellorusët që erdhën në vendin tonë, për shkak të politikës pa kufizime Covid, duke u bërë kështu një treg i rëndësishëm në vend me gati 20 avionë charter që vinin çdo javë në vend.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











