Lajme
Zvicër: Prej sot lejohen tubimet me deri 30 persona
Edhe me këtë zbutje, nuk lejohet që ndejat ose festat me një numër kaq të madh të vazhdojnë në lokale hoteliere. Atje, deri më 6 qershor vazhdon të vlejë rregulli për 4 persona në një tavolinë
Në fundjavën e Rrëshajëve, pra, duke filluar nga sot, rregulli që ndalonte grumbullimin e më shumë se 5 personave, do t`i takojë të kaluarës. Nga e shtuna sërish është e lejuar të mblidhen bashkë deri në 30 veta në një vend, shkruajnë sot të gjitha mediat zvicerane.
Moti i bukur dhe liritë e reja sigurisht do të joshin mijëra jashtë. Dhe ata këtë mund ta bëjnë duke u grumbulluar në natyrë, për të bërë grill ose për të festuar jashtë, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, edhe me këtë zbutje, nuk lejohet që ndejat ose festat me një numër kaq të madh të vazhdojnë në lokale hoteliere.
Atje, deri më 6 qershor vazhdon të vlejë rregulli për 4 persona në një tavolinë.
Sidoqoftë, zbutja që hyn në fuqi sot, mund të shkaktojë probleme në pikat e nxehta të lokaleve të natës në qytetet e mëdha.
Si do t`i zbatojë policia rregullat e relaksuara në praktikë? Stefan Blättler, kryetar i Konferencës së Drejtorëve të Policive Kantonale deklaron në një intervistë për gazetën “Bund” se kjo do të bëhet me “takt dhe ndjeshmëri”:
“Policia me siguri nuk do të numërojë njerëzit dhe as të shpërndajë gjoba kudo në hapësirën publike. Kjo do të ishte disproporcionale me gjendjen”, ka thënë ai.
Nëse mblidhen më shumë se sa lejohet, policia vazhdon të kërkojë bashkëbisedim, përcjell albinfo.ch. Ashtu si qeveria e shtetit, edhe policia apelon për më shumë përgjegjësi personale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










