Lajme
Nga sot, mërgimtarët do të paguajnë vetë policat e sigurimeve
Nga sot, mërgimtarët që ia mësyjnë Kosovës do të duhet të paguajnë vetë policat për sigurim kufita. Deri në fund të vitit 2021 këto tarifa ishin mbuluar nga Qeveria e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Për fillimin e aplikimit të këtyre tarifave ka njoftuar Byroja Kosovare e Sigurimeve, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Ju njoftojmë se duke filluar nga data 1.01.2022, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulim e përgjegjësisë së tyre në rast shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.
Përmes kësaj komunikate iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2021”, thuhet në komunikatën e BKS-së.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte ndarë rreth pesë milionë euro në gusht të këtij viti për pagesën e polices kufitare për mërgimtarët.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













