Maqedonia
Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja në Maqedoninë e Veriut
Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për kufizime të reja, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
Prej sot hyn në fuqi ora policore në periudhën kohore nga ora 20:00-05:00 dhe se kjo masë do të zgjasë deri më 20 prill, në prag të motit të ngrohtë dhe festave.
Prej nesër do të mbyllen edhe kafenetë, restorantet, klubet e fitnesit dhe pikat e basteve.
Kafenetë do të mund të kryejnë vetëm shërbime me dërgesa, ndërsa nga kjo masë përjashtohen objektet hotelierike në të dy aeroportet në vend si dhe hotelet dhe motelet, të cilat në restorantet e tyre do të mund t’u shërbejnë vetëm mysafirëve të tyre.
Në orët e ndaluara për lëvizjen e qytetarëve do të përjashtohen personat që do të vaksinohet, të cilët do të mund të kthehen në shtëpi me vërtetim për imunizim, bujqit që lëvizin nga fushat deri në tregje dhe anasjelltas, si dhe personat e tjerë me leje të posaçme të lëshuar nga autoritetet.
Nga masat e mëparshme mbetet në fuqi ndalesa për grupimin e më shumë se katër personave.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














