Lajme
Nga Samiti i Parisit, 35 milionë € hekurudhën Tiranë-Durrës
Nga marrëveshja e firmosur në Paris, Shqipëria është përfituese e 35 milionë eurove për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës
Shqipëria është përfituese direkte e 35 milionë eurove nga Bashkimi Evropian për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, si edhe i një milionë eurove për ngritjen e Zyra Rajonale të Bashkëpunimit Rinor në kryeqytetin shqiptar. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas përfundim të Samitit të Parisit.
Në përfundim të Samitit Rama ka njoftuar se 5 vende të rajonit kanë mbështetur propozimin e Shqipërisë për të hequr taksat për shkëmbimet tregtare, kurse ritheksoi përkushtimin e kancelares gjermane dhe presidentit francez për zgjerimin e unionit gjatë viteve të ardhshme.
Sipas kryeministrit shqiptar, nga shtatori shkëmbimet tregtare mes 6 vendeve te Ballkanit, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kroacisë do të jenë të lira dhe të përjashtuara nga taksat.
Në Samitin e Parisit, këto shtete kanë mbështetur propozimin e kryeministrit Edi Rama i cili ka sugjeruar shtrirjen e praktikes që po zbaton Tirana me Prishtinën, për t’i dhënë shtysë bashkëpunimit ekonomik, përmes tarifave zero.
“Më vjen mirë që u vlerësua lart propozimi i Shqipërisë dhe puna e bërë së bashku me qeveritë e tjera me mbështetjen e rrjetit të zyrave të Bankës Botërore për një plan veprimi për heqjen e barrierave jotarifore dhe lehtësimin maksimal të tregtisë dhe të transportit mes vendeve tona. Është një plan që ne e kemi propozuar nisur nga eksperienca shumë pozitive mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është një plan i përqafuar menjëherë nga qeveria e Serbisë dhe qeveritë e tjera”, tha ai.
Kryeministri tha se nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Fransua Hollond kishte marrë garanci se zgjerimi i BE nuk do të ndalet.
“Jemi të kënaqur që mesazhi ynë për të mos reshtur në procesin e integrimit dhe për të shkuar më tutje padyshim që pati jehonë pozitive, jo në këtë rast thjesht për ndonjë meritë, por thjesht sepse qoftë Kancelarja, qoftë Presidenti Hollande u treguan shumë të vendosur që ta çojmë përpara procesin e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Evropian”, tha Rama citon Oranews.
Nga marrëveshja e firmosur në Paris, Shqipëria është përfituese direkte e 35 milionë eurove për rehabilitimin e hekururdhes Tiranë-Durrës, nga 85 milionë që është në total vlera e projektit.
Ndryshe në samit u mbështetën edhe dy projektet e tjera që kanë të bëjnë me modernizimin e hekurudhës Nish-Dimitrovgrad-kufiri me Bullgarinë, me një grant 44 milionë uro, dhe projekti nga Kosova për rehabilitimin e Hekurudhës Fushë-Kosovë-Mitrovicë, që do mbështetet me një grant prej 17 milionë eurosh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











