Shqipëria
Nga qershori Liqeni në Tiranë kthehet në arenë arti
Amfiteatri i Liqenit të Tiranës nga një hapësirë e lënë prej vitesh në degradim të plotë, do t’i rikthehet qytetarëve në një skenë teatrore në natyrë njofton Bashkia e Tiranës.
Punimet janë afër përfundimit ndërsa pjesa e skenës së re teatrore është gati, po ashtu edhe vendi i publikut, sallat teknike, dhomat e zhveshjes, etj thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se nga qershori i këtij viti, Teatri i Hapur, i pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm, do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të parkut në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët. Inaugurimi i Teatrit të hapur do të bëhet më 30 maj. Teatri i Hapur pranë Liqenit u inaugurua në pranverën e vitit 1974, duke u kthyer në arenë aktivitetesh, por pas viteve ‘90 fama e tij erdhi duke u zbehur.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











