Kosova
Nga Prishtina në Venecia: Baleti Kombëtar me shfaqjen e Orff-it
Baleti Kombëtar i Kosovës shkel skenën historike të Venecias me “Carmina Burana”
Baleti Kombëtar i Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë në festivalin “Venezia in Danza”, duke interpretuar kantatën skenike “Carmina Burana” të Carl Orff, me koreografi të Toni Candeloros. Shfaqja do të jepet në Teatrin Malibran, një institucion katër shekuj i vjetër, dhe më pas në qytetin italian Potenza më 1 dhjetor, përcjell albinfo.ch.
Koreografi dhe balerini Sead Vuniqi e konsideron këtë ngjarje si një prej më të rëndësishme për institucionin në vitin 2025. “Është një pjesëmarrje jashtëzakonisht e madhe për ne, duke e ditur se Venecia është një prej qendrave më të vjetra dhe më prestigjioze të kulturës klasike dhe baletit,” tha ai.
Koleksioni i lëvizjeve të baletit, i konceptuar si peizazh abstrakt, synon të pasqyrojë fatin e njeriut dhe thelbin e veprës klasike. Shfaqja ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe institucioneve kulturore, ndërsa koreografi Candeloro ka bërë të mundur prezantimin edhe në Potenza.
Teatri Malibran, i përuruar në vitin 1678 dhe i restauruar në vitin 2001 me 900 ulëse, është një nga teatrot më të njohur të Venecias, duke ruajtur trashëgiminë e pasur të muzikës dhe baletit në qytet.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












