Maqedonia
Nga Maqedonia e Veriut çdo vit largohen rreth 2.500 persona me arsim të lartë
Nga viti 2013 deri në 2021, çdo vit migronin rreth 2500 kuadro me arsim të lartë
Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike sot do të mbajë seancë në Kuvend, përcjell albinfo.ch.
Në seancën e këtij Komisioni do të shqyrtohet Raporti Përfundimtar për auditimin e kryer me temën “Efektshmëria e masave për parandalimin e daljes së personelit me arsim të lartë dhe profesional” i përgatitur nga Enti Shtetëror i Auditimit.
ESHS-ja konkludon në raport se me auditimin e kryer dhe metodologjinë e aplikuar të auditimit, dëshmitë e mbledhura të auditimit kanë fituar siguri se aktivitetet e Qeverisë si bartëse e politikave të menaxhimit të migracionit nuk janë efektive në reduktimin e largimit të stafit me arsim të lartë nga shteti.
Vlerësimet nga analiza e kryer nga ESHS-së tregojnë se në periudhën 2013-2021 nga shteti migrojnë mesatarisht 2.500 personel me arsim të lartë në vit, për të cilët shteti ka investuar mesatarisht 5 miliardë denarë çdo vit ose gjithsej 44,7 miliardë denarë të shpenzuar për periudhën e analizuar. Theksohet se largimi i personelit me arsim të lartë i kushton shtetit 0.8 për qind të PBB-së vjetore.
“Efekti total i kostos oportune në terma të PBB-së së humbur që nuk gjenerohet për shkak të emigrimit vjetor të popullsisë totale nga vendi vlerësohet në 5.15 për qind të PBB-së në vit. Nëse kësaj i shtohet edhe investimi i humbur real në arsim në këta personel, i cili mesatarisht arrin në 3,19 për qind të PBB-së në vit, efekti total negativ ekonomik reflekton një humbje totale prej 8,34 për qind të PBB-së në vit”, thuhet në raportin e ESHS-së.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë Mbrëmë, në hapësirat e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, u hap ekspozita... -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë” -
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti











