Lajme
Nga korriku pranohet Kartoni i Gjelbër?
Institucionet në Kosovë po insistojnë që qesja në Kartonin e Gjelbër të jetë si ajo në Swift Kodin bankar. Edhe pse Kosova nuk është anëtare e OKB-së ajo ka qasje në Swift
Autoritetet në Prishtinë kanë intensifikuar përpjekjet për ta përfshirë Kosovën në Byronë e Kartonit të Gjelbër. Edhe pse Kosova nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, institucionet vendore po insistojnë që qesasja në Kartonin e Gjelbër të jetë si ajo në Swift Kodin bankar.
Më 9 dhjetor të viti të kaluar, Shoqata për Telekomunikim Financiar Ndërbankar Mbarëbotëror, e njohur me shkurtesën SWIFT, ka caktuar një kod të veçantë shtetëror për institucioneve financiare të Republikës së Kosovës. Ky kod iu jepet vetëm shteteve anëtare të OKB-së, por në rastin e Kosovës është bërë përjashtim.
Prandaj, të njëjtin model po insistojnë ta aplikojnë edhe në rastin e Kartonit të Gjelbër Ndërkombëtar. Kështu ka deklaruar pra disa ditësh, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza në një intervistë dhënë medieve në Prishtinë. Ai madje u shprehur optimist se këtë vit Kosova do të ketë qasje në Kartonin e Gjelbër.
Mirëpo analistët në Kosovë, qasjen në Kartonit të Gjelbër e lidhin me çështjen politike. Madje siç thonë ata, janë njerëzit më të fuqishëm të politikës kosovare që po e bllokojnë marrëveshjen për Kartonin e Gjelbër, sepse Byroja e Sigurimeve në Kosovë, brenda një viti vjel disa miliona euro nga taksat e bashkatdhetarëve.
“Kosova është peng i mafisë së kompanive të sigurimeve. Bëhet fjalë për dhjetëra e dhjetëra milionë euro që kompanitë e sigurimeve fitojnë çdo vit nga fakti që Kosova nuk e ka ende Kartonin e Gjelbër. Për këtë arsye asnjëherë nuk ka ardhur kjo çështje në rend të parë të politikës kosovare…”, ka thënë ditë më parë, analisti Adriatik Kelmendi.
Nëse shikohet përbërja e Byrosë Nacionale të Sigurimeve të Kosovës vërehet se udhëheqës dhe anëtarë të saj, sipas tij, janë persona që kanë lidhje të ngushta, shpesh edhe familjare, me udhëheqësit më të lartë politikë e institucionalë të vendit.
“Shumica e kompanive të sigurimeve janë në pronësi të njerëzve të përfshirë drejtpërdrejt në politikë, ose të afërm me ndonjë subjekt politik”, thotë Kelmendi, sipas të cilit, është vetëm Byroja kosovare që nuk ka gatishmëri për t’u përfshirë në Kartonin e Gjelbër, sepse humb miliona euro.
Ndërsa Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK), ka thënë se Këshilli i Byrosë Evropiane fillimisht ishte pajtuar që të lejojë shitjen e kartonit të gjelbër për Kosovën, por marrëveshja nuk është finalizuar për shkak të refuzimit nga kompanitë e Sigurimit në Kosovë.
Ky refuzim ka shkaktuar edhe përçarje mes kompanive të sigurimit, përfaqësues të së cilave janë pjesë e takimeve në Bruksel.
Pacolli para disa ditësh ka thënë për “albinfo.ch”, se ka qenë i gatshëm ta nënshkruante marrëveshjen me përfaqësuesit e Bashkimin Evropian, për qasjen e Kosovës në Kartonin e Gjelbër. Por, sipas tij, marrëveshja u prish në prag, nga përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve.
Ai tha se nuk ka qenë i vetëm kur është diskutuan çështja e kartonit të gjelbër, por kanë qenë edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, që po marrin pjesë në bisedime me palën serbe, përfshirë këtu edhe zëvendëskryeministren e Kosovën, Edita Thairi.
Mirëpo duket se tashme autoritetet e Kosovës dhe atë të BE-së, kanë arritur një marrëveshje në parim, që “Kartoni i Gjelbër’ të filloj së zbatuari nga korriku i këtij viti.
“Kemi qenë në bisedime edhe më herët dhe kemi sinjale për arritjen e kësaj marrëveshje”, ka thënë Pacolli për mediet në Prishtinë. Ai ka sqaruar se Këshilli i Byrosë Evropiane të Sigurimeve, është pajtuar që Kompanitë Kosovare të Sigurimeve ta kenë një buxhet të përbashkët i cili “faktikisht na dërgon një hap përpara drejt ‘kartonit të gjelbër’.
Fillimisht, siç ka deklaruar Pacolli, ideja ka qenë që Kosova t’i deponoj në një shtet të Evropës tre milionë euro, dhe në këtë mënyrë të ketë të drejt të lëshoj kartonë të gjelbër për kosovarët. Në anën tjetër, siç tha ai, do t’u mundësohej diasporës të vijnë në Kosovë pa paguar polica kufitare.
Marrëveshja, siç ka thënë ai, parashikonte zgjidhje reciproke edhe me shtetin serb.
“Në Kosovë përshkrimi i aksidenteve do të bëhet në gjuhën serbe, pasi që serbishtja është gjuhë zyrtare, ndërsa në Serbi kosovarët kanë pasur të drejt të kërkojnë përshkrimin e aksidentit në gjuhen shqipe nga policët që janë shqiptarë ose flasin shqip. Por, fatkeqësisht edhe kjo mbeti vetëm si diskutim”, deklaroi ai.
Ndryshe, Sipas një përllogaritje që ka bërë Banka Qendrore e Kosovës, brenda dy viteve Shoqata e Sigurimeve në Kosovës ka shitur 25 milionë euro polica kufitare. Viktimë e këtyre policave, si zakonisht bien bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje, të cilët për një muaj qëndrimin në Kosovë duhet të paguajnë 41 euro sigurim.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










