Lajme
Nga koronavirusi, numri i vdekjeve shkon në 132 persona
Raportet e fundit treegojnë se rastet e koronavirusit të konfirmuara dje ishin 1.459, më pak se 2.077 të regjistruara të hënën, që tregojnë një fillim të mundshëm të ngadalësimit të infeksionit
Është bërë e ditur se koronavirusi i Wuhan deri më tani ka shkaktuar 132 vdekje, ku rastet e dyshuara arritën në 9,239. 103 persona e kaluan infeksionin pas shtrimit në spital. Në të ashtuquajturën Kina e Madhe, ku përfshihen Hong Kongun, Macao dhe Tajvan, rastet e konfirmuara janë afër 6.000, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se numri tani tejkalon atë të Sarsit në 2002-2003, i cili kishte ndaluar, sipas statistikave zyrtare, në 5.327 (por me 349 vdekje).
Ndërkohë, riatdhesimet e para fillojnë nga Wuhan: dyqind japonezë u nisën për në Tokio në një fluturim çarter të përgatitur nga autoritetet japoneze në marrëveshje me Pekinin, dhe një çarter tjetër i rregulluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit solli në shtëpi grupin e parë të qytetarëve amerikanë, të cilët do të strehohen në një bazë ajrore rezervë në Kaliforni për karantinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















