Lajme

Nga Japonia, 37 kamionë për grumbullimin e mbeturinave

Kamionët që do të sillen deri në gusht të vitit 2012, kanë vlerën prej 5 milionë eurove

 

Siç bën të ditur në një komunikatë për medie të Minmiustrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në Tokio të Japonisë sot ministri Dardan Gashi dhe zv/ministri Ilir Mirena janë takuar me zv/Ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Kazuyuki Hamada.

Takimi është zhvilluar në vazhdën e vizitës zyrtare të një delagacioni të MMPH’së në shtetin e Japonisë. Në takim u diskutua për zhvillimin e deritashëm të raporteve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Japonisë, si dhe thellimin e mëtejmë të tyre.

Minisitri Gashi ka falenderuar zv/Ministrin Hamada, për ndihmën që Qeveria dhe populli i Japonisë kanë dhënë për Kosovën që prej vitit 1999, vazhdon komunikata. Në anën tjetër, edhe zv/Ministri Hamada duke konfirmuar marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes dy vendeve ka falenderuar popullin e Kosovës për solidarizimin me popullin e Japonisë pas katastrofës natyrore të marsit të këtij viti.

Gjatë vizitës, ministri Gashi dhe delegacioni përcjellës kanë pasur takim edhe me Zëvendës Presidentin e Oragnizatës Japoneze për Bashkpunim Ndërkombëtarë  (JICA),  Ichikawa Masakazu. Me përfaqësuesin e lartë të JICA’së u diskutua mundësia që Qeveria e Japonisë të aprovojë kredi të buta për Kosovën në fushën e investimeve në infrastrukturë dhe mbrojtje të mjedisit.

Njëkohësisht, të dy palët u ndanë të kënaqur me projektin për furnizim të komunave të Kosovës me 37 kamionë për grumbullim të mbeturinave, financuar nga JICA.

Projekti kap vlerën rreth 5 milion euro, ndërsa kamionet e parë do të sillen në Kosovë gjatë muajit gusht të vitit 2012. Po ashtu, për të gjithë këta kamionë janë siguruar edhe pjesët rezervë.

Ceremonia e nënshkrimit të kontratës do të bëhet të hënën. 

Bashkupunimi i mirë mes MMPH’së dhe JICA’as pritet të vazhdojë me mbështetejn për projektin e krijimit të hartave topografike të Kosovës, si dhe projektet të tjera në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, thuhet në përfudnim të komiunkatës.