Zhvillim
Nga Iluzioni në iluzion*
Si politikan, si afarist, si prind, por edhe si shqiptar nuk mund të kuptoj se çfarë është duke ndodhur në Kosovë.
Për vitin 2015 të hyrat e përgjithshme buxhetore planifikohen të jenë në nivel prej 1 miliard e 576 milionë euro, (apo një rritje prej rreth 8.1% krahasuar me vitin 2014).
Po të kihet parasysh struktura e popullatës në Kosovë, nga 1 milion e 800 mijë, prej tyre 45% janë mbi moshën 18-vjeçare, 5% në shkolla e fakultete, kurse mbi moshën 65-vjeçare janë përafërsisht 10 për qind. Do të thotë 540 mijë persona që punojnë apo kanë mundësi të punojnë.
Shembull, vetëm 150 mijë janë të punësuar dhe po mbesin përafërsisht 390 mijë të papunë. Me këtë buxhet që pritet këtë vit nga 1 miliard e 576 milionë euro është e pamundur në krahasim me të papunësuarit që të mos kenë mundësi t’ju sigurojnë punë minimum 50%, d.m.th. 195 mijë personave.
Kjo formulë është shumë lehtë për t’u sqaruar, që është e pamundur të mos punësohen këta njerëz duke marrë parasysh edhe buxhetin që duhet të ndahet për arsim, mjekësi, policinë etj. etj. Të investojë Kosova në sektorin e industrisë, në kompani etj., të ndryshme që prodhojnë për Kosovën, rajonin dhe për Evropën.
As rajoni, por as Evropa nuk vjen të të kërkojë ndonjë produkt apo diçka tjetër nëse nuk shkojnë ta reprezantojnë ministrat…
Por, si duket, nuk është kjo Qeveri e interesuar, por as e aftë t’i punësojë këta apo të ndërmarrë diçka kundër kësaj situate ekonomike.
Dhe sa i përket shumicës të qytetarëve të Kosovës, ku presin, ikin, kritikojnë shtetin, kjo nuk të bën as më shumë shtet, por as më shumë nuk bëhesh qytetar.
Në vitin 1961, në fjalimin e inaugurimit ish-presidenti amerikan John F. Kennedy, ka thënë:
Mos pyetni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju, por pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj!
Autori është një ekspert i IT, afarist i suksesshëm dhe politikan i ri shqiptarozviceran që jeton në Winterthur të Zvicrës. Ai me EVP-në është edhe kandidat për deputet kantonal.
* Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








