Kosova
Nga gjithë Kosova marshojnë drejt Prishtinës
Numër i madh automjetesh nga e gjithë Kosova udhëtojnë drejt Prishtinës për ti ardhur në përkrahje protestës së Lëvizjes Vetëvendosja, e cila kundërshton me ngulm idenë e korrigjimit të kufijve, ose akoma më keq, të shkëmbimit të territoreve, shkruan albinfo.ch.
Numër i madh automjetesh nga e gjithë Kosova udhëtojnë drejt Prishtinës për ti ardhur në përkrahje protestës së Lëvizjes Vetëvendosja, e cila kundërshton me ngulm idenë e korrigjimit të kufijve, ose akoma më keq, të shkëmbimit të territoreve, shkruan albinfo.ch.
Protestuesit e parë janë nisur nga qytete të ndryshme të Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar nisje me transport falas për protestë nga 28 qytete të Kosovës.
Në ora 11:00 protestuesit janë nisur fillimisht nga Dardana, Deçani, Juniku, Peja dhe Sharri; në orën 11:30 u nisën nga Vitia, Istogu, Prizreni dhe Skënderaj, ndërsa në orën 12:00, Lëvizja Vetëvendosja ka organizuar transport për protestuesit nga Podujeva, Drenasi, Gjakova, Gjilani, Hani i Elezit, Kaçaniku, Obiliqi, Klina, Mitrovica, Rahoveci, Shtërpca dhe Suhareka.
Kjo pritet të jetë ndër protestat më të mëdha të organizuar nga opozita kosovare në vitet e fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













