CH-Ballkani

Nga gjiri turistik në gjirin e kontrabandës

Gjiri i Brisanit është përfshirë në guidat turistike shqiptare, si një nga plazhet më të bukura natyrore që gjendet në anën perëndimore të gadishullit të Karaburunit, përgjatë detit Jon

 

1.7 tonë marijuanë janë bllokuar nga policia shqiptare në Gjirin e Brisanit në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë. 1.7 tonë marijuanë ishin nisur drejt Italisë, raporton “Zëri i Amerikës”.

Gjiri i Brisanit (apo siç njihet nga vendasit Gjiri i Ariut) është nga zonat më të bukura turistike të bregdetit jugor dhe kohët e fundit është kthyer në një vend grumbullimi të sasive të mëdha të marijuanës, përcjell albinfo.ch.

Ky gji i favorizon skafistët të futen me lehtësi për të ngarkuar lëndën narkotike e cila dërgohet në zonën afër bregut me korrierë apo kafshë.

Sasi të mëdha marijuane janë sekuestruar në këtë zonë tre muajt e parë të këtij viti të cilat përbëjnë pjesën dërrmuese të sasive të narkotikëve të bllokuar nga policia shqiptare në Qarkun e Vlorës.

Gjiri i Brisanit është përfshirë në guidat turistike shqiptare, si një nga plazhet më të bukura natyrore që gjendet në anën perëndimore të gadishullit të Karaburunit, përgjatë detit Jon.