Lajme
Nga Gjermania u kthyen 60 azilkërkues kosovarë
Në Aeroportin “Adem Jashari” ka aterruar një aeroplan me 60 azilkërkues kosovarë. Disa nga të riatdhesuarit thanë se po t’u jepet mundësi sërish do të ikin në Gjermani
Nëpërmjet një fluturimi të veçantë, të martën mbrëma janë kthyer nga Gjermania në Kosovë rreth 60 azilkërkues kosovarë. Ata kanë mbërritur në Aeroportin Adem Jashari, ndërsa kanë qëndruar disa muaj në Gjermani. Disa nga të riatdhesuarit thanë se po t’u jepet mundësi sërish do të ikin.
Njëra nga ta është edhe Xilaje Isaku nga Suhareka, e cila së bashku me burrin dhe katër fëmijët e saj, që nga tetori kanë migruar në mënyrë ilegale për në Gjermani. Ajo ka treguar se përmes Hungarisë kanë depërtuar në Gjermani, por, rruga deri atje ka qenë mjaftë e vështirë. Ajo thotë se nuk ka dëshirë të kthehet përsëri më atje.
“Kemi shkuar deri në Hungari me autobus, pastaj, prej Hungarisë e kemi gjetur një lidhje për në Gjermani. Nuk kam dëshirë më të shkoj…po shkuam se kishe më mirë atje jeta, për fëmijët për neve se këtu pa punë pa asgjë. Më erdhi letra për t’u kthyer në Kosovë dhe u ktheva vullnetarisht”, tha Isaku.
Ndërsa Gafurr Kabashi, nga komuna e Prizrenit, i cili kishte migruar së bashku me familje në Gjermani rreth një viti më parë, thotë se po t’i jepet mundësia do të migroj përsëri.
“Po kthena prapë, qe një vjet e një muaj jam në Gjermani, na kanë pritë mirë, kështu kushtet e mira kanë qenë, por, ka ardhur momenti dhe na kanë kthyer… çështja ekonomike që është, që nuk ka të ardhme, papunësi e madhe ajo është arsyeja”, tha Kabashi raporton RTK.
Ndryshe, mijëra kosovarë kanë migruar ilegalisht gjatë gjashtë muajve të fundit. Një numër i tyre është kthyer ndërsa shumë të tjerë po shpresojnë për një përgjigje pozitive. Megjithatë qëndrimi politik i të shteteve të BE-së është se nuk ka azil politik për kosovarët.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













