Sport
Nga Gjermania te FC Prishtina
23-vjeçari, që luan me dy këmbët, më parë ka luajtur edhe për Karlsruhen, Freiburgun dhe më pas te Aalen, Nurnberg II e së fundmi në Rumani te Botosani
Klubi i futbollit Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar të lindur në Gjermani, Mërgim Neziri, shkruan albinfo.ch.
23-vjeçari, që luan me dy këmbët, më parë ka luajtur edhe për Karlsruhen, Freiburgun dhe më pas te Aalen, Nurnberg II e së fundmi në Rumani te Botosani.
“Kam lindur në Gjermani edhe pse jam me prejardhje nga Gjilani dhe në Kosovë kam familje të ngushtë dhe kuptohet se këtu ndjehem si në shtëpinë time. Prishtina më ka ofruar të gjitha kushtet dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur. Prishtina është klub i madh dhe me traditë dhe kam shumë besim se do të realizoj ëndrrën evropiane me klubin më të madh në vend”, ka thënë sulmuesi i ri i skuadrës, Neziri, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Prishtina po ashtu ka njoftuar se nga Shkolla e futbollit Prishtina është promovuar Donat Hasanaj që ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin.
Ditë më parë Prishtina emëroi trajner Kushtrim Munishin, derisa duhet theksuar se i janë bashkuar edhe tre ish-futbollistë të Kombëtares shqiptare, Debatik Curri, Ahmed Januzaj dhe Armend Dallku.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











