Bota
Nga Gjermania nuk shkon më askush në IS
Pothuajse nuk ka mё udhёtime tё mbёshtetёsve tё milicёve terroristё tё IS-it (Shteti Islamik) nga Gjermania pёr nё territoret e luftёs nё Irak dhe nё Siri
Nuk ka më islamistë nga Gjermania qё luftojnё nё territoret e IS-it, thuhet nё njё raport tё policisё dhe mbrojtjes kushtetuese, shkruan ‘Deutsche Welle’ në gjuhën shqipe.
Pothuajse nuk ka mё udhёtime tё mbёshtetёsve tё milicёve terroristё tё IS-it (Shteti Islamik) nga Gjermania pёr nё territoret e luftёs nё Irak dhe nё Siri, thuhet nё njё studim tё pёrbashkёt tё Mbrojtjes Kushtetuese dhe policisё, citojnё mediat NDR, WDR dhe “Suddeutsche Zeitung”.
Ky studim do t’i paraqitet nё fund tё nёntorit Konferencёs sё Ministrave tё Brendshёm tё landeve nё Saarland, përcjell albinfo.ch.
Kur nё mes tё vitit 2014, IS shpalli nё zonat e pushtuara nё Siri dhe nё Irak Kalifatin, nё mbarё botёn islamistёt u “emocionuan dhe u mobilizuan nё njё masё tё paparё ndonjёherё”, thuhet nё raport. Vetёm nga Gjermania udhёtuan nё kohёn e pikut tё rekrutimeve nё kёtё rajon gati 500 vetё nё muaj. Mes korrikut 2015 dhe qershorit 2016 mesatarisht numri i atyre qё kanё udhёtuar ka qenё mё pak se pesё nё muaj”.
Kalifati nuk ka mё “aspak efekt tёrheqёs”, shkruajnё ekspertёt. Si arsye tё mundshme ata pёrmendin rritjen e presionit ushtarak ndaj IS-it nё rajon si dhe “kushtet e jetёs tё karakterizuara prej dhunёs dhe brutalitetit” nё Kalifat. Gjithashtu pёrforcimi i kontrolleve nё kufi dhe heqja e pasaportave kanё kontribuuar nё uljen e numrit tё tё rekrutuarve.
IS-i ndёrkohё po luftohet nё masё ushtarakisht nё epiqendrat e veta nё Siri dhe nё Irak. Nё de-facto-kryeqytetet e Kalifatit nё Raka tё Sirisё dhe nё Mosul tё Irakut po zhvillohen ofensiva tё mёdha, qё mbёshteten nga pala ndёrkombёtare.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













