Lajme
Nga e premtja, 1 prill, Zvicra heq detyrimin e maskës
"Falë nivelit të lartë të imunizimit në popullatë” nuk ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve me Covid 19 në repartet e kujdesit intensiv
Detyrimi për maskë në transportin publik dhe në objektet shëndetësore nuk do të zbatohet më, duke filluar nga e premtja. Përveç kësaj, njerëzit e infektuar nuk duhet të shkojnë më në izolim, shkruan albinfo.ch. Situata është kthyer në normalitet dhe përgjegjësia kryesore për masat për mbrojtjen e popullatës tani u takon kantoneve.
Kështu tha pak minuta më parë ministri i shëndetësisë, Alain Berset, duke ju drejtuar mediave, në konferencën që po vazhdon, në Bernë.
Me këtë, ai ka kumtuar vendimin që ka marrë sot Qeveria Federale, mbështetur në qëndrimin e publluar më 16 shkurt, për heqjen e të gjitha masave të mbrojtjes dhe kthimin në normalitet.
Berset: “Kthimi në modalitetin normal pas dy vjetësh në gjendje krize”
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset duke hapur konferencën për media, ka thënë: “Pas dy vitesh në gjendje krize, tani është me të vërtetë koha për të bërë ndryshimin. Ne bëmë gjithçka që ishte e nevojshme për të hequr masat e fundit të koronës dhe për t’u kthyer në gjendjen normale”.
Imunizim i lartë i popullatës
Këshilli Federal e justifikon heqjen e pritshme të masave me faktin se “falë nivelit të lartë të imunizimit në popullatë” nuk ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve me Covid 19 në repartet e kujdesit intensiv në javët e fundit, shkruan albinfo.ch. “Një kërcënim për shëndetin publik nuk ka gjasa të ndodhë në muajt e ardhshëm”, thuhet në komunikatë.
.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












