Kuriozitete

Nga e hëna ChatGPT-ja sjell reklamat në Evropë

Miliona përdorues të ChatGPT në 31 vende evropiane do të fillojnë të shohin reklama brenda bisedave me këtë platformë, nga 24 gushti.

Reklamat do të shfaqen në planet Free dhe Go, ndërsa abonentët e Plus, Pro dhe Enterprise do të vazhdojnë ta përdorin ChatGPT pa reklama teksa OpenAI thotë se reklamat do të jenë qartë të shënuara dhe të ndara nga përgjigjet e chatbot-it, ndërsa reklamuesit nuk do të kenë qasje në bisedat private të përdoruesve, transmeton albinfo.ch.

Kompania gjithashtu thekson se reklamat nuk do të ndikojnë në përgjigjet e ChatGPT.

Zgjerimi në Evropë ka ngritur shqetësime për privatësinë dhe mundësinë që reklamat e personalizuara të ndikojnë ose manipulojnë përdoruesit, veçanërisht gjatë bisedave të ndjeshme, ndërkohë, BE-ja po shqyrton edhe nëse funksioni i kërkimit të ChatGPT duhet t’i nënshtrohet rregullave më të ashpra sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA).