Lajme
Nga 6 qershori, floktoret në Zvicër do të punojnë me kapacitet të plotë
Nga 27 prilli, kur është bërë zbutja e parë e masave, floktoret kanë punuar me kapacitet të zvogëluar
Nga 6 qershori, lokalet e parukerisë në Zvicër mund të përdorin përsëri kapacitetin e tyre të plotë. Sigurisht, edhe pas kësaj do të duhet të merren masat mbrojtëse të BAG për të siguruar mbrojtjen e punonjësve dhe klientëve. Kjo u bë e njohur nga Coiffure Suisse të Mërkurën në mbrëmje, shkruan 20minuten.
Nga 27 prilli, kur është bërë zbutja e parë e masave, floktoret kanë punuar me kapacitet të zvogëluar, gjegjësisht, në çdo 3 karrige për klientët, njëra duhej lënë e zbrazët.
Coiffure Suisse është e bindur se sallonet tani duhet të përdoren plotësisht, për të shmangur kështu pushimin e punonjësve nga puna dhe falimentimet e mundshme, transmeton albinfo.ch. Pas konsultimeve me partnerët socialë, koncepti i mbrojtjes është përshtatur në këtë drejtim, thuhet në një komunikatë të përbashkët e Coiffure Suisse me sindikatat Syna dhe Unia.
Koiffure Suisse konfirmon me këtë rast se do të vazhdojë zbatimin e të gjitha masave shëndetësore, duke filluar me mbajtjen e distancës sociale prej dy metrash. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë duhet të merret në konsideratë ndarja hapësinore e vendeve të punës.
Përveç kësaj, maska mbetet e detyrueshme si për floktarët ashtu edhe për klientët, përcjell albinfo.ch. Masat higjenike siç janë larja e duarve dhe dezinfektimi i mjeteve dhe zonës së punës para secilit klient, etj. janë gjithashtu të detyrueshme.
Për të lehtësuar punonjësit që duhet të mbajnë maska gjatë gjithë ditës, punëdhënësit inkurajohen të sigurojnë pushime të rregullta në ajër të pastër për punonjësit e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











