Kosova
Nga 23 shtete mund të votojnë për zgjedhjet në Kosovë
KQZ ka nisur më 14 dhjetor dërgimin e pakove me fletëvotime për rreth 58 mijë votues të regjistruar jashtë vendit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se janë funksionale kutitë postare në 23 shtete të ndryshme për votuesit e regjistruar për votim me postë jashtë Kosovës, me qëllim lehtësimin e procesit të votimit në zgjedhjet e parakohshme.
Sipas KQZ-së, kutitë postare janë aktive në Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.
KQZ ka nisur më 14 dhjetor dërgimin e pakove me fletëvotime për rreth 58 mijë votues të regjistruar jashtë vendit.
Fletëvotimet janë shtypur në Slloveni dhe kanë mbërritur në Kosovë më 12 dhjetor, pas së cilës është bërë përgatitja e pakove individuale për secilin votues, transmeton albinfo.ch.
Çdo dërgesë postare është e pajisur me numër unik gjurmimi, që u mundëson votuesve të ndjekin vendndodhjen e pakos me fletëvotim.
Votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor 2025. KQZ u bën thirrje votuesve që të dërgojnë pakot sa më shpejt, në mënyrë që ato të mbërrijnë me kohë në Kosovë për procesin e numërimit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










