Lajme
Nga 22 janari, të vaksinuarve nuk u kërkohet testi për hyrje në Zvicër
Ndërsa detyrimi për tregim të testit vazhdon të ekzistojë për personat që nuk janë vaksinuar dhe që nuk janë shëruar
Nga e shtuna, më 22 janar, personat e vaksinuar dhe të shëruar nuk janë të detyruar të tregojnë teste PCR dhe as teste të shpejta të antigjenit përpara se të hyjnë në Zvicër, transmeton albinfo.ch
Ndërsa detyrimi për tregim të testit vazhdon të ekzistojë për personat që nuk janë vaksinuar dhe që nuk janë shëruar, të cilët duan të hyjnë në Zvicër.
Po ashtu për njerëzit që nuk janë vaksinuar dhe as nuk janë shëruar, nuk ekziston më detyrim për të bërë një test të dytë, katër deri në shtatë ditë pas hyrjes, siç ishte vendosur më parë, thuhet në një komunikatë të BAG.
Ndërsa formulari i hyrjes tani duhet të plotësohet vetëm nga njerëzit që udhëtojnë për në Zvicër me avion ose autobus në distanca të gjata.
Nga 25 janari do të hiqet edhe detyrimi për mbledhjen e të dhënave të kontaktit, përcjell albinfo.ch.
Kohët e fundit, ky detyrim ka vazdhuar të ekzistojë vetëm për diskotekat dhe ngjarjet e caktuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














