Lajme
Nga 170.000 vaksinimet në Zvicër, 16 me reaksione të rënda
Pacientët e prekur në pesë rastet fatale ishin të moshës midis 84 dhe 92 vjeç, ka bërë të ditur Swissmedic në një njoftim për media
Pothuajse 170.000 njerëz në Zvicër tashmë janë vaksinuar kundër Covid-19. Prej tyre, reaksione të dyshimta anësore të ilaçeve (ADR) kanë pasur 42 veta.
26 prej tyre nuk ishin raste serioze dhe, sipas Swissmedic dhe korrespondojnë me profilin e njohur të rrezikshmërisë (grupet me rrezik).
Por, gjashtëmbëdhjetë reagime ishin të rënda dhe pesë ishin fatale, kanë përfunduar me vdekje pas vaksinimit, shkruan srf.ch.
Pacientët e prekur në pesë rastet e përmendura fatale ishin të moshës midis 84 dhe 92 vjeç, ka bërë të ditur Swissmedic në një njoftim për media, transmeton albinfo.ch.
Autoriteti i barnave (Swissmedic) shkruan më tutje se, sipas gjendjes aktuale të njohurive, vdekjet kanë ndodhur nga sëmundjet që prekin më shpesh këto mosha.
Pavarësisht nga lidhja kohore me vaksinimin, nuk ka asnjë dyshim konkret se vaksinimi ishte shkaktari i vdekjes në këto raste.
Sipas Swissmedic, të gjitha raportet e dyshuara për ADR kontrollohen në detaje nga ekspertët mjekësorë në bashkëpunim me qendrat rajonale të farmakovigjilencës.
Autoriteti zvicerann i ilaçeve tregon se sipas strategjisë së vaksinimit, aktualisht janë kryesisht njerëzit në rrezik që vaksinohen, d.m.th. personat mbi 75 vjeç dhe me sëmundje kronike, përcjell albinfo.ch. Prandaj, për arsye thjesht statistikore, duhet të pritet një numër i caktuar vdekjesh që përkohësisht kanë të bëjnë me vaksinimin Covid 19.
Së këndejmi, Agjencia e Barnave është e mendimit se raportet e efekteve anësore që janë marrë dhe analizuar deri më tani nuk ndryshojnë profilin pozitiv të përfitimit nga vaksinat Covid-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










