Lajme
Nga 12 prilli, anglezët mund të pinë sërish një birrë në restorant
Bëhet fjalë për hapjen e të gjitha dyqaneve, palestrave, floktoreve dhe zonave të ushqimit në ambiente të hapura - pubeve - në Angli
Kryeministri britanik, Boris Johnson, konfirmoi rihapjen e planifikuar të ekonomisë për javën e ardhshme. Këtu bëhet fjalë për hapjen e të gjitha dyqaneve, palestrave, floktoreve dhe zonave të ushqimit në ambiente të hapura – pubeve – në Angli, shkruan srf.ch.
Me programin e vaksinimit që po përparon me shpejtësi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe me numrin e infeksioneve që po bie, Anglia do të kalojë në Fazën 2 të planit, duke nisur nga 12 prilli, transmeton albinfo.ch. Pjesët e tjera të Britanisë së Madhe do të vazhdojnë me rregullat e tyre për koronën.
Britanikët nuk do të lejohen të udhëtojnë jashtë vendit të paktën deri para gjysmës së majit. Johnson shpreson që udhëtimet ndërkombëtare do të bëhen të mundshme nga 17 maji, ka thënë ai.
Megjithatë, duke pasur parasysh numrin e lartë të infeksioneve në vendet e tjera, është shumë herët për të marrë një vendim, përcjell albinfo.ch. Ndalimi aktual i udhëtimeve ndërkombëtare do të vazhdojë të zbatohet deri në një njoftim tjetër.
Një sistem semafori do të prezantohet më vonë, sipas të cilit, në varësi të situatës së infeksionit në destinacionin e udhëtimit, do të zbatohen rregulla të ndryshme të testimit dhe karantinës pas kthimit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














