Shkurt.ch
Nga 1 janari 2018 rriten pensionet e invaliditetit në Zvicër
Nga këto ndryshime do të përfitojnë në radhë të parë gratë të cilat, pas lindjes së fëmijës, bëjnë reduktim të orarit të punës
Duke filluar nga 1 janari 2018, pensionistët zviceranë të invaliditetit të cilët punojnë me orar të pjesshëm do të marrin pensione më të larta se deri tash, njofton sda.ch. Kjo për faktin se do të ndryshojë llogaritja e shkallës së invaliditetit të tyre. Si shkak për këtë ndryshim ka shërbyer një gjykim i bërë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Gjykata në fjalë ka konstatuar se llogaritja e bërë deri tash ka qenë diskriminuese transmeton albinfo.ch. Duke marrë për bazë këtë gjykim, Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që të fusë në fuqi ndryshmet përkatëse, duke filluar nga 1 janari 2018.
Nga këto ndryshime do të përfitojnë në radhë të parë gratë të cilat, pas lindjes së fëmijës, bëjnë reduktim të orarit të punës. Me të renë, me rastin e llogaritjes së pensionit të invaliditetit, puna në shtëpi do të vlerësohet më shumë se deri tash.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










