CH-Ballkani
“New York Times”: Kosovarët, dje luftuan për tokën e tyre, sot ikin prej saj
NYT thotë se gjendja ekonomike në vend është katastrofike
Gazeta prestigjioze amerikane, “New York Times”, në numrin e sotëm, i kushtuar një shkrim gjendjes në Kosovë, të krijuar nga emigrimi ilegal i shtetasve, për në vendet e BE-së dhe me gjerë.
Shkrimi kësaj gazete nis me familjen Cakaj, e cila ka ndërtuar disa shtëpi përgjatë bulevardit “Tony Blair” në Prishtinë, por tani, kur kufiri me Serbinë është hapur, këta dëshirojnë të ikin për një të ardhme më të mirë.
“Djali im nuk kishte asnjë zgjidhje. Ai kishte vetëm një lopë, qumështin e të cilës e shiste në një treg në Prishtinë”, shprehet për gazetën Xhevat Cakaj.
NYT thotë se gjendja ekonomike në vend është katastrofike.
Afrim Syla, një 48-vjeçar nga Prishtina, që bën ëmbëlsira për të jetuar, tha se i biri i është bashkuar eksodit: “Dikur kosovarët jepnin jetën për të qëndruar këtu. Tani kemi ardhur në një gjendje ku largohemi me vullnetin tonë”.
Gazeta shkruan se askush nuk e di se çfarë e provokoi eksodin.
Disa thonë situata politike në vend dhe statusi i Kosovës në botë.
“Zgjedhjet e qershorit të shkuar nuk u zgjidhën për muaj, derisa partia e ish- kryeministrit Hashim Thaçi, një hero në luftën kundër Serbisë, i akuzuar së fundmi nga kritikët si i etur për pushtet dhe i korruptuar, e hapi me forcë rrugën drejt koalicionit qeverisës. Ai është tani ministër i Jashtëm”, shkruan NYT, transmetojnë mediat në Kosovë.
Por thelbi i problemit është ekonomia dhe korrupsioni.
Si rast i këtij të fundit, gazeta përmend rrugën që lidh Kosovën me Shqipërinë.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt










