Futboll
“New York Times”: Qëndrimi i ‘butë’ i UEFA-s ndaj PSG-së, i qëllimshëm
Zbulohet të tjera detaje që vërtetojnë se UEFA ka toleruar PSG-në sa i përket zbatimit të rregullave të Fair Play-t Financiar. E konfirmon nga Amerika New York Times, që ka pasur akses në disa dokumente që provojnë se qeveria e futbollit europian nuk e ka hetuar klubin francez, të drejtuar nga presidenti Al-Khelaifi, për thyerje të rregullave të Fair Play-t Financiar në verë të vitit 2017, që korrespondon me blerjen e Neymarit dhe Kylian Mbappesë (talenti francez u transferua në formë huazimi) për shumën monstruoze 400 milionë euro.
E përditshmja amerikan tregon sesi UEFA e ka lënë “të varroset” dosjen e PSG-së, duke mos u thelluar në hetime, për shkak të lidhjeve të saj me vetë presidentin e PSG-së, Al-Khelaifi, pronar i beIN Media Group, që për shumë vjet me radhë ka derdhur miliona euro në arkat e institucionit më të lartë të futbollit europian, me qendër në Nion të Zvicrës, për të drejtat televizive.
Apelimi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv nga PSG, me pretendimin se Dhoma e Hetimeve në UEFA nuk kishte arritur që brenda kohës së lejuar të kryente hetimet, i shpëtoi parizienët nga dënimi. Sipas New York Times, ky qëndrim “i butë” i UEFA-s ndaj PSG-së ishte i qëllimshëm, për të shmangur një masë të ashpër ndëshkimore ndaj klubit të presidentit Al-Khelifi.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë









