Lajme
New York: Ndalohet veshja e kostumeve të “Squid Game” për Halloween
Tre shkolla fillore në shtetin e New Yorkut, SHBA, kanë ndaluar kostumet e Halloween nga seriali tashmë i famshëm i Netflix, Squid Game, për shkak të frikës se mund të nxisin dhunën.
Seriali triller koreano-jugor tregon historinë e njerëzve të zhytur në borxhe që konkurrojnë për të fituar një shumë të majme parash në një seri vdekjeprurëse lojërash për fëmijë.
Përmbajtja e tij e tmerrshme ka bërë që shkollat t’u dërgojnë e-mail prindërve për “mesazhet e dhunshme” të serialit.
Ata thanë se veshjet e kostumeve të Squid Game në ngjarjet e shkollës do të ishin “të papërshtatshme”.
Shkollat në distriktin shkollor Fayetteville-Manlius të New York kanë udhëzime që ndalojnë veshjet e Halloween me artikuj “që mund të interpretohen si armë” dhe ato që janë “shumë të tmerrshme ose të frikshme”, tha për CBS News mbikëqyrësi i saj, Craig Tice.
Ai tha se nxënësit kishin rikrijuar skena nga seriali në kohë pushimi dhe drejtorët kishin paralajmëruar prindërit se “lojërat që lidhen me sjelljen e dhunshme nuk janë të përshtatshme”.
Në SHBA, seriali vlerësohet për audiencë të pjekur nga Netflix, që do të thotë se shfaqja “mund të mos jetë e përshtatshme për moshat 17 vjeç e poshtë”.
Por disa prindër thuhet se janë të pakënaqur me këtë vendim.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














