Bota
Netflix rrit çmimet
Netflix me sa duket po mban ‘premtimin’ e bërë në muajin janar lidhur me rritjen e çmimeve në faturën e abonentëve duke filluar nga muaji maj. Gjigandi i filmave dhe serialeve u ka dërguar klientëve të tij një e-mail duke u kujtuar se çmimet do të rriten me 1 deri në 2 dollarë, sipas CNN Bussines.
Kompania kishte njoftuar muaj më parë mbi rritjen e çmimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 13 deri në 18 për qind.
Ajo ka deklaruar se paratë shtesë do të ndihmojë për të paguar investimin e madh të Netflix në shfaqjet origjinale dhe filmat, transmeton ‘Scan’.
“Ne ndryshojmë formën e çmimeve kohë pas kohe, ndërsa vazhdojmë të investojmë në argëtimin më të madh dhe përmirësojmë përvojën e përgjithshme të Netflix”, tha kompania përmes një deklarate, përcjell albinfo.ch.
Kjo është hera e katërt kur Netflix ka rritur çmimet për abonentët në Amerikë, ku rritja e fundit ishte në fund të vitit 2017.
Por, kjo është hera e parë që çmimet janë më të larta dhe do të ‘godasin’ gjithsej 58 milionë abonentë në SHBA.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














