Lajme
Netanyahu trupave izraelite në Gaza: Të vazhdojmë deri në fitore
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka vizituar sot trupat në Gaza, me ç’rast ka biseduar nga afër me ushtarët dhe komandantët në terren gjatë konfliktit, ku u shpreh se po bëhej “çdo përpjekje” për të rikthyer pengjet e mbetura dhe “në fund do t’i kthejmë të gjithë”.
Sipas mediave ndërkombëtare, gjatë kësaj vizite, ai u bëri thirrje atyre të vazhdojnë deri në fitore, teksa deklaroi se kanë tre synime për këtë luftë, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi tre synime për këtë luftë: eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë të rrëmbyerve tanë dhe garantimin që Gaza të mos bëhet më një kërcënim për shtetin e Izraelit. Qytetarë të Izraelit: vazhdojmë deri në fund – deri në fitore. Asgjë nuk do të na ndalojë dhe ne jemi të bindur se kemi fuqinë, forcën, vullnetin dhe vendosmërinë për të arritur të gjitha qëllimet e luftës dhe do ta bëjmë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












