Lajme
Netanyahu armatos popullin pas përshkallëzimit të situatës në Palestinë
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka njoftuar planet për ta bërë më të lehtë për izraelitët marrjen e armëve të zjarrit mes përshkallëzimit të dhunës në territorin e pushtuar palestinez, një veprim që shihet si “dënim kolektiv” dhe që mund të rrisë më tej dhunën.
Netanyahu e njoftoi masën pasi thirri një takim të kabinetit të tij të sigurisë, të mbushur me politikanë të linjës së ashpër, pas një sulmi në Jerusalemin Lindor të pushtuar, ku u vranë shtatë persona nga të shtënat jashtë Sinagogës së Jeruzalemit Lindor të premten, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Të shtënat e fundjavës ndodhën në fund të një muaji të konfrontimit në rritje dhe pas një sulmi izraelit në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor të Jeninit që vrau nëntë palestinezë dhe shkëmbimeve të zjarrit midis Izraelit dhe Gazës.
Në total, forcat izraelite kanë vrarë 32 palestinezë këtë muaj. Të shtunën, Netanyahu premtoi të përshpejtojë lejet e armëve për qytetarët izraelitë dhe të shtojë përpjekjet për të mbledhur “armë të paligjshme”.
Zyra e tij më vonë tha se përfitimet e sigurimeve shoqërore për familjet e sulmuesve do të anulohen gjithashtu. Përveç kësaj, ajo premtoi hapa të rinj për të “forcuar” vendbanimet ilegale izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, por nuk dha detaje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










