Kosova
Nesër vendoset billbordi dhe 1432 pemë fëmijët e vrarë në luftën në kosovë
Nesër, (me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve), në shenjë kujtimi të përjetshëm të 1432 fëmijëvë tanë martirë, të vrarë e të masakruar nga Serbia fashiste, në periudhën e viteve 1981 -1999, do të përurohet Bill – Bordi (me pamje të Obeliskut)me dimensione 3 metra të gjerë e 4 metra të gjatë, i cili do të vendoset në hapësirën reklamuese përballë Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ të Prishtinës, në shenjë simbolike, për ta njoftuar opinionin publik se, mu në atë vend do të ngritet Kompleksi Memorial në formë OBELISKU, i gjatë 30 metra dhe i gjerë 20 metra, në një sipërfaqe prej Një hektarësh, ku do të mbillen 1432 pemë të tipit “poni” japonez, dhe në secilën pemë do të jetë nga një emër i fëmiut të vrarë, data e lindjes dhe e vrasjes së tij.
Ky Kompleks Memorial, sipas dizajnuesit Prof.dr.Rrezeart Galica – do ta ketë pamjen e nje mini- parku nacional, në të cilin do të mbillen lule të freskëta në të katër stinët e vitit, do të ketë pushimore dhe vendparkim për veturat e vizitorëve, shkruan insajderi, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











