Shqipëria
Nesër sërish protestë në Shqipëri, policia vendos masat
Nesër është thirrur protesta e radhës e opozitës në Shqipëri.
Policia e Shtetit ka marrë masa pranë institucioneve për të ndaluar protestuesit që të kryejnë akte, të cilat mund të jenë të dënueshme.
Sipas mediave shqiptare, pranë Kryeministrisë janë vendosur projektorë të rinj, të cilët do t’u mundësojnë policisë ndriçim të mjaftueshëm.
Gjithashtu kamerat e sigurisë janë pastruar në mënyrë që të bëhet dokumentimi i protestës së opozitës.
Para Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë është vendosur edhe gardhi metalik, në të cilën do të vendosen edhe policia.
Thuajse të njëjtat masa janë vendosur edhe para Kuvendit të Shqipërisë si dhe institucioneve të tjera, shkruan Albinfo.ch.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, në protestën e nesërme pritet të angazhohen deri në 1 mijë e 500 policë, por do të jetë të angazhuar edhe forcat e rendit e ata të ndërhyrjes së shpejtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












