Kosova
Nesër protestë në Mitrovicë të Veriut, shkak – çështja e dinarit
Në Mitrovicë të Veriut nesër nga ora 12:00 është thirrur protestë nga Shoqata e pensionistëve serbë, në të cilën është bashkuar edhe Lista Serbe, e cila ka ftuar qytetarët serbë për përkrahje sa më të madhe, transmeton albinfo.ch.
Subjekti tjetër që vepron në veri të Kosovës, “Demokracia e Hapur”, ka dhënë gjithashtu përkrahje për protestën.
Protesta është thirrur që të kundërshtohet vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilit euro është valuta e vetme që mund të përdoret brenda territorit të Kosovës.
Ndryshe, Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar video informuese, ku thuhet se dinari nuk është i ndaluar me Rregulloren e re.
“Kjo Rregullore nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK. Andaj, të gjithë individët kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro, përmes kanaleve të ndryshme ligjore”, thuhet në video.
Gjatë ditës së sotme kësaj fushate informuese, përmes disa paraqitjeve i është bashkuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










