Kosova
Nesër pritet që BE-ja të heqë përfundimisht të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës
Javën e ardhshme mund të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, siç paralajmërohet jozyrtarisht nga burime nga Brukseli, të cilat madje përmendin këtë të hënë si datë orientuese kur mund të merret vendimi përfundimtar.
Bëhet e ditur se në nivel të Komisionit Evropian janë përfunduar të gjitha procedurat vendimmarrëse që i përkasin këtij institucioni dhe ka mbetur vetëm mbajtja e takimit të përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së, të ngarkuar me çështjet e rajonit, raporton televizioni publik në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Masat janë vendosur në vitin 2023 teksa mbi 400 milionë euro asistencë financiare evropiane u bllokuan që nga ai moment. Në fund të vitit 2025 u hoq gjysma e këtyre masave financiare, ndërsa tani mbetet të zhbllokohet edhe pjesa tjetër.
Në kuadër të masave ndëshkuese ishte përfshirë edhe suspendimi i takimeve bilaterale të zyrtarëve evropianë me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, përveç rasteve kur organizoheshin takime me karakter rajonal.
Ndërkohë, Kosova është vendi të cilin komisionerja për zgjerim, Marta Kos, ende nuk e ka vizituar. Ajo planifikon të zhvillojë një vizitë në Kosovë gjatë këtij muaji. Plani ideal, sipas zyrtarëve evropianë, do të ishte që këtë vizitë ta shfrytëzojë për të komunikuar lajmin për heqjen e masave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













