Lajme
Nesër hapet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën
Këtë vit do të marrin pjesë rreth 140 studentë dhe më shumë se 80 studiues të cilët do të paraqiten me punime shkencore që krahasur me vitet e kaluara është shumë më i vogël
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton se kanë bërë të gjitha përgaditjet për hapjen e punimeve të Seminarit XXXVI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Këtë vit do të marrin pjesë rreth 140 studentë dhe më shumë se 80 studiues të cilët do të paraqiten me punime shkencore që krahasur me vitet e kaluara është shumë më i vogël.
Drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi ka thënë për media se për të prezantuar punimet e tyre studiuesit po hezitojnë. Sipas tij kjo po ndodh ngase në bazë të një vendimi të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, prezantimet dhe publikimet e bëra në revistën e këtij seminari, nuk po pranohen si punime ndërkombëtare. “Sivjet ka reflektuar në sesionin e kulturologjisë, të cilin sesion ne e kemi themeluar para tre vjetësh.
Ka pasur sukses dhe interesim në rritje, mirëpo sivjet interesim ka qenë modest, kryesisht për shkak të vendimit dhe rektoratit.
Temat e seminarit të sivjetmë do të jenë përgjatë tri sesioneve shkencore të organizuara. Në sesionin e gjuhës do të jetë ‘Qendrat e zhvillimit të shqipes’, është tema boshte e sesioneve dy ditëshe. Në fushën e letërsisë tema boshte do të jetë ‘Fakti dhe fiksioni në letërsi’, kurse ë kulturologji do të jetë ‘Media dhe identiteti kulturor’.
Për të dy sesionet e para, që kanë një traditë shumë më të gjatë, dyzetetre vjeçare, ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm, ka prurje cilësore, për aq sa kemi mundur të vlerësojmë në bazë të abstrakteve të dorëzuara”, ka deklaruar Paçarizi.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












