Kosova
Nesër, besimtarët myslimanë nisin agjërimin
Është viti i dytë radhazi, kur besimtarët myslimanë e nisin muajin e shenjtë të Ramazanit duke iu përshtatur kushteve të diktuara nga pandemia, transmeton albinfo.ch.
Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit që ndryshe quhet edhe si “Sulltani i 11 muajve”.
Myslimanët, për të cilët Ramazani ka rëndësi të veçantë, sonte do të zgjohen në syfyrin e parë, ndërsa agjërimi fillon nesër.
Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, kur ka filluar edhe shpallja e Kuranit Famëlartë, kryhen ritet fetare, si falja e namazit të teravihve, këndimi i Kuranit, dhënia e sadakas së fitrit dhe itikafi.
Këtë muaj myslimanët do të japin zeqatin dhe sadakanë (lëmoshën) e fitrit.
Gjatë muajit të Ramazanit do të shënohet edhe Nata e Mirë e Kadrit, për të cilën në Kuran thuhet se “është me e dobishme se 1 mijë muaj të tjerë”.
Pas agjërimit të 30 ditëve të Ramazanit, bota islame do të kremtojë Bajramin që këtë vit përkon më 13 maj.
Blerësit në një treg në kryeqytetin egjiptian thanë se gjërat duket se janë më mirë këtë vit krahasuar me Ramazanin e kaluar, kur vendi ndodhej në shtetrrethim total.
Muaji i Ramazanit fillon sot për disa vende në Amerikë dhe të martën për pjesën më të madhe të botës. Koha e saktë e fillimit varet nga dukshmëria e hënës së re, me shumicën e vendeve myslimane pas shfaqjes të hënës së re nga Arabia Saudite, e duket se përkon me ditën e martë.
Autoritetet në Marok thonë se do të mbajnë në fuqi shtetrrethimin gjatë natës, ndërsa Tunizia po lehtëson kufizimet duke lejuar daljen deri në orën 22:00.
Por në shumë shtete, për të frenuar numrin e të infektuarve, është vendosur të reduktohet numri vizitorëve në xhami në 20-30% të kapacitetit të tyre të zakonshëm.
Gjithashtu, mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Në mënyrë që të shmangen mbledhjet e mëtejshme jashtë xhamive, vaktet tradicionale para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të diellit, Suhur dhe Iftar, të cilat shpesh ndaheshin në çadrat publike të Ramazanit, do të ndalohen në gjithë rajonin.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro












