Lajme
Nëse Rusia refuzon rinovimin e marrëveshjes për grurin, pasojat i bartin vendet në zhvillim
Nëse Moska nuk rinovon marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas, vendet në zhvillim do të paguajnë çmimin, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në Xhakarta.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov, tha për “Interfax” se Rusia nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për një zgjatje të mundshme të marrëveshjes.
“Ne nuk kemi lëshuar asnjë deklaratë për këtë çështje”, tha Peskov.
Udhëheqësi turk, Recep Tayyip Erdogan, tha më herët se ai dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, janë në një marrëveshje për zgjatjen e eksportit të grurit ukrainas përmes Detit të Zi, ndërsa një vendim përfundimtar mbetet ende në pritje.
“Ne jemi dakord për zgjerimin e korridorit për eksportin e grurit në Detin e Zi”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke folur për qëndrimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, për zgjatjen e marrëveshjes, që përfundon më 17 korrik.
“Ne po përgatitemi të presim Putinin në Turqi në gusht”, shtoi Erdogan.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










