Lajme
Nëse ndahet veriu i Kosovës, ndodhë bashkimi kombëtar
“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk do të ishte një Shqipëri e madhe, por Shqipëri e re, jo e kërkuar nga shqiptarët por e provokuar nga të tjerët”, ka deklaruar Ben Blushi
Publicisti dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Ben Blushi thotë se “nëse ndahet veriu i Kosovës, pasojë do ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”. Lideri i Lëvizjes LIBRA, Blushi ka kritikuar diplomacinë shqiptare në lidhje me situatën në Kosovë, duke kërkuar që shteti shqiptar të merret seriozisht me këtë çështje.
“Politikës sonë të jashtme i mungon parashikimi, nuk ka sens. Është si të thuash të luash basketboll pa dorë. Duke qenë e dobët Shqipëria sot nuk ka se si ta ndihmojë Kosovën. Investimi personal i kryeministri në Beograd sot nuk vlen asnjë gjë. Serbët nuk ia vlejnë miqësinë e çmuar që ofroi pa kushte. Ata mendojnë se e kanë këputur Shqipërinë që sot nuk mund të jetë një faktor në problemin e Kosovës. Shqipëria është aktori më i dobët sot në Kosovë”, konsideron Blushi.
Parlamenti i Shqipërisë, sipas tij, duhet të merret seriozisht me çështjen e Kosovës.
“Unë kam propozuar një rezolutë në komision të jashtëm dhe do ishte mirë që të merrej me të…Nëse Kosova ndahet në veri, atëherë pasoja do ishte bashkim i Shqipërisë me Kosovën, pasoja e arsyeshme dhe e vetme nëse kjo ndodh. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është i vetmi i arsyeshëm”, konsideron Blushi.
Nuk do të ishte një Shqipëri e madhe, sipas tij, por Shqipëri e re, “jo e kërkuar nga shqiptarët por e provokuar nga të tjerët”.
Blushi tha se me provokimet e tyre serbët duan të provokojnë se projekti i një Kosove të pavarur ka dështuar.
Sipas liderit të LIBRA-s, tashmë është e qartë se serbët duan ta ndajnë Kosovën. “Nuk besoj dhe nuk kam arsye ta besoj se ky është projekt ndërkombëtar, por jam i sigurt se në të ardhmen mund të kthehet në një projekt ndërkombëtar. Përveç Kosovës edhe Shqipëria e ka humbur peshën në rajon e më gjerë”, tha Blushi.
Ndryshe, kohën e fundit provokimet e serbëve në Beograd, tregojnë se Serbia ka qëllime të hapura për aneksimin e tri komunave veriore. Madje edhe presidenti Hashim Thaçi tha hapur se Serbia po i armatosë serbët e veriut, për t’iu kundërvënë autoriteteve të Prishtinës.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













