Lajme
Nëse i keni mbijetuar koronavirusit, nuk do të thotë se jeni imunë
Universiteti i Vjenës aktualisht është duke kryer një studim për të analizuar reagimin imunitar te njerëzit pas infektimit me koronavirus.

Rezultatet do të duhej të ndihmojnë për të kuptuar reagimin imunitar dhe kështu ta kenë më të lehtë të vendosin për një vaksinë, e në këtë studim kanë marrë pjesë personat që janë shëruar nga COVID-19, transmeton Telegrafi.
“Studimi do të duhej të na ndihmonte të kuptojmë nëse dikush prej këtyre pacientëve po zhvillon imunitet pas infeksionit. Gjetjet e studimit kanë për qëllim ndërtimin e një baze të fortë argumentesh dhe faktesh për fillimin e zhvillimit të një vaksine”, ka deklaruar Rudolf Valenta ngas Qendra për Patofiziologji, Infektivë dhe Imunologji pranë Universitetit të Mjekësisë në Vjenë.
“Duhet të llogarisim faktin që virusi tani është i ngjashëm me gripin dhe se mund të vie deri te përsëritja e infeksionit”, ka shpjeguar Valenta.
Hulumtuesit nga Qendra e Patofiziologjisë, Infektivës dhe Imunologjisë gjithashtu janë duke zhvilluar një test që do t’ua mundësojë të hulumtojmë nëse antitrupat mund të pengojnë lidhjen e virusit me qelizat pritëse, kurse planifikohet edhe hulumtimi për përgjigjen imunitare qelizore.
“Analiza do të jetë shumë komplekse dhe nuk do të jemi në gjendje që menjëherë t’ju themi të anketuarve nëse janë imunë apo jo”, ka shtuar Valenta.
Modeli për zbulimin e antitrupave në pacientët që ndërhyjnë në bashkëveprimin e viruseve dhe receptorëve tregon se cila pjesë e virusit duhet të përfshihen në vaksinë.
“Nga alergjia dhe imunoterapia kemi marrë përgjigje se antitrupat mund të prodhohen me vaksinim”, ka thënë për fund Valenta.
Në më shumë se 100 projekte kërkimore që kanë të bëjnë me COVID-19, punonjësit e Universitetit të Vjenës po punojnë në zgjidhjet që do të kontribuonin në kontrollin pandemik: duke filluar nga simulimet, analizat e të dhënave, studimet epidemiologjike, kërkimet themelore biomjekësore, gjenetikës, teknologjisë mjekësore e deri te studimet klinike dhe rezultatet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali Platforma mediale Albinfo.ch, si një nga platformat më promovuese të diasporës, veçmas profileve të suksesshme, kësaj...
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor